E shtuna poetike me poetin:- Qazim THAÇI

Në ndërrim motmotesh

———————————————

Ky vit me shumë mall, po ik këtij dimri idhnak.

Vetëm nipi im Dimali e bënë përherë pranverë.

Letërkëmbimi me miqtë përtej deti i ngjanë shpresës.

Se at-dheu ynë kaloi një murrlan për të vazhduar tutje.

&    &   &

Në këtë motmot nisën kartolinat e Vitit të Ri.

E poezisë i shtova më shumë dashuri…….

Jetës një ngjarje më shumë  se kurrë më parë.

Si ta masim gëzimin, kur dhembja hilesh pa na mbanë.

&    &   &

Këngët e rapsodëve prapë  mbeten mite si në rininë time.

Ky vit po ik si dimri idhnak, me  mesazh nga vendlindja tulipanëve.

Vetëm at-dheut gjaku i falet si me lind, e dashurisë jeta pa diskutim.

Në këtë ndërrim motmotesh urim për kombin tim e jetë pa mbarim.  

/www.QendraPress.com/