E shtuna poetike me poeten:Brixhilda DEDE 

KUR TI ME PYESJE…

——————————————-

Nga qielli i brendshëm i një kujtese,
Rruga e diellit ishte ndritur.
Diell apo zjarr ish ai
qe qëndronte pezull dy maleve,..
Ai hapi derën mes zjarrit ndezur e pyeti;
Trëndafilat, a ti je me e bukur?!
Nuk munda te përgjigjem,
Kur brenda zemrës se tij,
isha strukur.

&   &   &   &  &

SERISH

————————-

A te kujtohet atëherë kur provova shijen e vdekjes?
Xhelozia, gërryente si krimbi pemën.
Shijen e shiut kish, aromën e barit, frymëmarrjen tende.
Ndaj, si lule e vyshkur rreze gremine,
penelin tënd prisja te me ringjallte ngjyrat e shpirtit.
Dhe. kur nuk mundi te na ndante xhelozia,
Varfëria, gjenocidet a depresioni i një bote shterpe,
Me lër te shuaj etjen buzëve te tua.
Ne erotiken e natës,
me lër te marr bekimin e yjeve,
gjuhen e hënës,
E te hyj ne mbretërinë tende!