E shtuna poetike me poeten;Rudina PAPAJANI

LËKURË E SHPIRT QEPUR PAS ATIJ…

—————————————————-

Erdhe,

në çastin kur avujt u fshehën ,

fluturove pas atij,

vizatove qiell e tokë ,

lëpive plagën mes ylberit,

dhe botës së përdalë.

Fitove…sepse ti je tronditja e një burri,

fustani i kuq në orgji,

gjethja pranë një trëndafili,

lëkurë e shpirt ..qepur pas tij.

RUDINA PAPAJANI.