E shtuna poetike me poetin;Gëzim AJGERAJ
NJË FYELL NDËR MALE
———————————
Jehona e një melodie fyelli
shponte male e fusha
qysh me agun e par të mëngjesit
kur dielli zgjaste kokën tek kodra mbi Vërri
e notat e tijë
hynin shtëpi për shtëpi atje tek lagjia
dhe trazonin shpirtin e një vashe
që krihej çdo mëngjes
aty tek dritarja
jehonës së tijë
i shtoheshin edhe ca këmbana delesh
që kullotnin blerimin e lëndinave
dhe kullotave
përtej shpati
dhe thirrja e qobanit
herë pas here
atë verë edhe bilbilat
e ndalën këngën
përpara jehonës së fyellit
dhe tingujt e valleve të bukura
që pushtonin
shpirtin e malsorëve
dhe drenushës flokëkuqe
atje tek dritarja
në verën tjetër s`u dëgjua
as fyelli
e as flokëkuqja
nuk u pa më tek dritarja
as delet mbi shpatije përtej
thonë se vjeshta
i gjeti nën një kurorë
2002
——————————
*Një djaloshi që më krijonte emocione, me fyellin e tijë ndër male!
/www.QendraPress.com/