Hoqa e Qytetit, pasurohet edhe me një doktor të shkencave të  Ekonomisë  Dr.Nexhit S. SHALA

‘’Vendlindja ime, Hoqa e Qytetit, nga sot është më e pasur edhe me një doktor të shkencave të ekonomisë kurse hoqjanëve,  kudo që ndodhen, ky lajm ua shtonë mburrjen edhe më.

Ekonomisti i dëshmuar Nexhit S. Shala, para komisionit përkatës në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës, pas një pune intensive shkencore, me sukses e ka mbrojtur temën e doktoraturës dhe kështu ka fituar titullin akademik Doktor i shkencës dhe, me këtë sukses, ky meritor, e shton edhe më krenarinë e vendlindjes dhe jo vetëm të saj.

Uroj që dr. Nexhiti, me shëndet e suksese të reja të marshoj drejt shekullit të ri!’’shkruan Çerkin Bytyçi shkrimtar./www.QendraPress.com/