E shtuna poetike me vargjet brilante te poetes;Nexha REÇICA
SHIU I FSHIU GJURMËT E PARA
————————————————–
Kur ortaku mbeti
me gishta në gojë
dridheshin netët nga terri
dridheshin nga e huaja lojë.
Kohët më ikin pa zhurmë
kur mbeten të papërcaktuara
kënga e moçme u këndua
gjithçka prej frike u lirua.
Nga lodhja ime prej të huajit
pëlcet koha e vjedhur nga ndarja
dielli ikë e struket prapa reve
kur shiu i fshiu gjurmët e para.
N.Reçica Prishtinë