Edhe një sukses i madh i të rinjve tanë!

Riad Mani nga Prizreni, është shpallur kampion mesdhetar i karatesë në Kampionatin Mesdhetar të mbajtur në Aleksandri të Egjiptit, sukses që na bën krenarë të gjithëve.
Kryetari Shaqir Totaj e priti për ta uruar për këtë arritje të jashtëzakonshme, së bashku me trajneren e tij, Elona Kolgeci nga Klubi i Karatesë “K. Drini”, e cila ka dhënë kontribut të rëndësishëm në këtë sukses.”Ju dëshiroj edhe shumë suksese dhe medalje në garat e ardhshme” – uroi Kryetari Totaj./QendraPress/