Edhe sot mot i ftohtë dhe me reshje bore

0

Mot i ftohtë dhe me reshje bore pritet edhe gjatë ditës së sotme në Kosovë Sipas Prishtina Weather ditën reshjet pushojnë dhe vranësirat fillojnë të shpërndahen.

30.11 – Ftohtë. Në mëngjes me erë, e vende-vende vazhdojnë reshjet e borës. Ditën reshjet pushojnë dhe vransirat fillojnë të shpërndahen. Në mbrëmje kthjellime.

1.12 – Kryesisht me diell. Në mëngjes ftohtë e me ngrica.

2.12 – Vransira dhe intervale me diell. Deri në mbrëmje vende-vende priten mundësi për reshje të dobëta shiu.

3.12 – Mot i butë, kryesisht me vransira, herë herë me riga lokale shiu.
Temperaturat minimale këto ditë zbresin deri në -1C e -3C, e deri të premten rriten në 4C. Edhe temperaturat maksimale pësojnë rënie ditën e martë deri në 2C, e më pas në rritje graduale deri në 10C të premten.Do të fryjë erë mesatare dhe fuqishme, të hënën nga jugperëndimi 5-10m/s, e të hënën gjatë natës dhe të martën ndryshojnë kahjen nga veriu e frynë me hove deri në 17m/s (60km/h).Shtypja atmosferike do të jetë e ndryshueshme këto ditë, nga vlera të ulëta ditën e hënë, shënon rritje deri të mërkurën, e më pas deri të premten sërish në rënie.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *