Edhe sot nxehtë, nga nesër shi e shkarkime rrufesh

                     Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot dhe nesër në vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.Sipas IHMK-së, vranësirat parashihen të sjellin reshje lokale shiu të shoqëruara me rrufe.“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-30 gradë Celsius. Indeksi UV vazhdon të mbetet në vlerat e rrezikut, prandaj këshillat e IKSHP mbeten në fuqi. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit dhe verilindjes me shpejtësi 1-7m/s.”