Edhe sot rrebeshe shiu e bubullima 
“Prishtina Weather” për sot parashikon mot me vranësira dhe pasdite zhvillime të rrebesheve me bubullima.Mot jostabil parashikohet edhe për ditën e nesërme.
Datat:
– Mbetet mot jostabil, kryesisht me vransira, e kohëpaskohe me reshje lokale shiu, që orëve të pasdites edhe mund të shoqërohen me bubullima.
1.09 – Vransira të ndryshueshme dhe intervale me diell. Kohëpaskohe me mundësi për reshje lokale shiu.
2.09 – Kryesisht me vransira dhe kohëpaskohe me reshje lokale shiu.
Temperaturat në rënie, minimalet luhaten ndërmjet 14C e 17C, ndërsa maksimalet zbresin nga 27C, të hënën, edhe në 24C ditën e mërkurë, por edhe të premte.
Frynë erë e lehtë dhe mesatare nga veriu e verilindje 3-9m/s, me hove edhe mbi 12m/s në raste të stuhive. Shtypja atmosferike me tendencë të rënies përreth vlerave normale.