Edi Rama: Do t’i heqim plotësisht tarifat doganore me Kosovën
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë qëndrimit të tij në fabrikën e prodhimit të miellit, M&Sillosi, ka bërë të ditur se qeveria që ai drejton, do t’i heq të gjitha tarifat doganore me Kosovën, duke nisur nga produktet bujqësore.Rama këtë e tha ndërsa vizitoi këtë kompleks të përpunimit të grurit, ndërsa bëri thirrje që edhe qeveria e Kosovës ta bëjë të njëjtën gjë, anise tha që do ta respektojnë kërkesën e tyre për të analizuar më gjatë këtë çështje.”Bashkë me ministren [Frida Krifca] flisnim për rritjen e bashkëpunimit dhe për shkrirjen komplet të të gjithë pengesave të kufirit me Kosovën, edhe kur vjen puna tek produktet bujqësore, kjo është A-ja”.