Ekskluzive: Ky është personi që u arrestua pasi Policia i gjeti mbi 3 kg heroinë në veturë 

                                  Gazeta Sinjali mbrëmë raportoi për një rast të trafikimit me narkotikë, ku si rezultat i                        punës hetimore të Policisë është arritur që të arrestohet një person në autostradën Prishtinë – Prizren, saktësisht në Suharekë. Sinjali mëson ekskluzivisht nga burimet e veta se personi që u arrestua pasi u kap me sasi të substancës së dyshuar narkotike brenda veturës së tij është Imet Bilalli, 45-vjeçar. Bilalli u kap teksa po bartte me veturën e tij mbi 3 kilogramë substancë narkotike të llojit heroinë. Pas arrestimit, me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.