Ende situatë kritike në Suharekë, zjarret po përhapen me shpejtësi gjatë ditës

0

Rreth 40 fshatra të Komunës së Suharekës janë përfshirë nga zjarret gjatë ditës së djeshme. Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj tha për lajmi.net se gjendja në komunën e tij është e qetë mirëpo që kjo po ndryshon gjatë orës 10-11 të paradites.Ai tregon edhe arsyet e përhapjes së këtyre zjarreve.“Edhe pse për momentin gjendja është e qetë, nga mesi i ditës kur temperaturat po rriten gjatë orës 10-11 po shkaktojnë përhapjen e zjarrit, ku për pasojë janë dëmtuar disa shtëpi banimi nga energjia elektrike, tha për lajmi.net, Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj.“Jo se qytetarët janë duke e shkaktu zjarrit, temperaturat edhe rryma po e përhapin, mëngjeset po janë të qeta por ka ora 10-11 po fillojnë nga i nxeti”, tha Muharremaj.Sipas Muharremajt edhe pse gjendja është stabile ende nuk dihet nëse zjarret do të ndalen.“Shuarjeve të zjarrit u kanë dalur në ndihmë edhe zjarrfiksat nga Mamusha, Rahoveci por edhe një minoritet serb, me ç’rast do ti’i falenderoja që të gjithë”, shtoi ndër të tjera Muharremaj.Ndryshe, vetëm gjatë 24 orëve të fundit në Suharekë nga zjarret janë djegur tri shtëpi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *