Është e papranueshme çdo përdorim i forcës dhe ky “spektakël”,

0

Ymer Rogova, këshilltar politik në  AKR , lidhur me  vlerësimin  e  arrestimeve  të  pjesëtarëve të OVL-së pohon:-“Kjo që ka ndodh sot, me bastisjen e zyreve të OVL-UÇK-ës dhe me spektaklin e  që u krijua, e që ju servue me pamje filmike opinionit të gjërë, me se paku ju ka dashur Kosovës.

Është e papranueshme çdo përdorim i forcës dhe ky “spektakël”, por po ashtu është e papranueshme ndikimi në punën e drejtësisë gjegjësisht të gjykatës. Duhet të jetë e qartë për të gjithë, se kjo gjykatë që po quhet speciale, është Gjykatë e Kosovës e formuar me votim në Kuvendin e Kosovës dhe ate me 2/3 e votave të deputetëve.

UÇK-ja ka zhvilluar luftë të pastërt çlirimtarë dhe bashkë me ndihmën e ushtrive mike ndërkombëtare, e shpëtojë popullin e kosovës nga gjenocidi dhe shfarosja që i kanosej nga ushtria okupuese serbe. Në çdo luftë ka edhe individ që i thyejnë rregullat e luftës edhe UÇK-ja nuk bënë përjashtim, andaj ata duhet të përgjigjen para drejtësisë për veprimet e tyre.

Gjykata Speciale ka ardhë shkaku që në Kosovë nuk janë zbardhë shumë shkelje të rregullave të luftës dhe janë bërë shumë vrasje, disa nga të cilat dyshohet të jene vrasje me ngjyrime politike.

Kjo gjykatë nuk po e gjykon UÇK-ën si po trumbetohet nga disa dashakqinje, por po tenton ti zbardhë shumë vrasje, duke i nxjerrë para drejtësisë individët, e me këtë bëhet edhe pastrimi i ushtrisë tonë çlirimtare. “Loja” me dosje dhe tentimi për zhbërjen e gjykatës, do të ndikojë negativisht për Kosovën dhe do ta ulë rejtingun tonë në arenën ndërkombëtare. Interesi i shtetit duhet të jetë para interesave individuale, drejtësia duhet të jetë e lirë dhe pa ndikime e presione duhet ta kryej punën vetë, në bazë te fakteve.”/qendrapress.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *