Evropë  tashmë e rikonfirmuat se kush është Vuçiçi e me këtë edhe  dëshminë e dështimit-Shkruan;Katriot Frengi

           Paralajmërimi i shumë  shqiptarëve  nga sfera politike  e po ashtu edhe nga  ajo e lapsit, keni  pasur paralajmërime  të shpeshta se Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq,nuk është  person që  ka besë e ka  dëshirë e vullnet  që me Kosovën të bëjë  dialog  paqe. .Por  së fundi u deshtë që apeli nga Hungaria,’’ se pala kosovare po dëshiron që Serbia ta njohë atë, porse kjo nuk do të ndodhë.’’ Është  ai paralajmërim  i shqiptarëve se  ky ish zëdhënës i qeverisë së Millosheviqit,kur nuk do të  arrijë  të bëjë dialog paqe e për të mirën e  botës. Është për keqardhje kur Evropa  u mundua tani e sa vite  që këtë president të legjislaturës  millosheviqiane  ta paraqet si  njeri të paqes  për ti prekur edhe limitet e së keqes  kur  i diheshin më  veprimet  e tija në luftën e  Bosnjës  të Kroacisë, e së fundi edhe të Kosovës. Është  për keqardhje kur  Serbia në  qeverisjen  këtij Presidenti mori përkrahje ndërkombëtare  në shumë sfera ndërkombëtare e  Kosova  pati stagnime e bile edhe   me insistim  e tij banal  , Kosova  mori  edhe çnjohje të pavarësisë .Këto e veprime tjera  Evropës  ia vulosën dështimin e saj, Sepse   një Vuçiç  bëri  gjithë këtë katrahurë  ballkanike e së fundi ne vend të dënimit  mori lëvdatë. Kjo  padrejtësi që ndodhi  të gjithë politikën evropiane e vuri para pikëpyetjes së madhe dhe spikamës  së  Evropa dështoi. Deri kur  këto dështime  do të katandisin Kosovën  dhe deri kur  padrejtësitë ndaj Kosovës  nuk do të kuptohen nga ndërkombëtarët. Shpresa  thonë  vdesë e fundit,,por  a jemi   pranë këtij fundi.. dhe fundit të kësaj shprese….???!!!/www.qendrapress.com./

Leave a Reply

Your email address will not be published.