FAMILJES SË MËSUESIT TË POPULLIT, VEPRIMTARIT TË ÇËSHTJES KOMBËTARE, FAMILJES THAÇI. Nga :Berat Batiu
![](https://qendrapress.com/wp-content/uploads/2020/07/Berat-Batiu-576x1024.jpg)
Me dhembje mësova lajmin se u nda nga jeta Fadil Thaçi, mësuesi atdhetar, veprimtari i viteve 60 , liridashëse e edukator i denjë i brezave të rinj në frymën kombëtar. Gjurmët e mëdha të angazhimit të Tij në edukimin e gjeneratave të reja të popullit shqiptar, i cili rënkonte i robëruar nën peshën e rëndë barbare, do të mbeten në kujtesën e çdo personi që e njohu, me nderim e respekt të veçantë!
Pensionimi i juaj vite më parë në kolektivin tonë shkaktoj një vakum në aktivitetet e ndryshme që mbaheshin në shkollën tonë për nderë të festave kombëtare.
Në këto momente të rënda të dhembjes e krenarisë, në emrin e kolektivit të SHFMU “Mati Logoreci” si dhe në emrin tim, shpreh ngushëllimet më të thella e të sinqerta.
Kujtimi për kolegun ton Fadil do të jetë i përjetshëm. I lehtë i qoftë dheu i Kosovës të cilën aq shumë e deshe dhe tërë jetën ia kushtove atdheut dhe punove pa u lodhur për lirin e tij.