Federata Evropiane e Gazetarëve i reagon Edi Ramës pasi ai nuk i lejoi gazetarët nga Kosova t’i bëjnë pyetje Merkelit

0

Sekretari i Federatës Evropiane të Gazetarëve, Ricardo Guieterrez, i ka reaguar kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, pasi ai nuk i lejoi gazetarët e Kosovës t’i bënin pyetje kancelares Angela Merkel, përcjell Insajderi.com.Përmes një postimi në Twitter, ai e ka quajtur të turpshëm veprimin e kryeministrit Rama. “Turp për kryeministrin Edi Rama, i cili me qëllim i injoroi pyetjen e gazetarëve nga Kosova. Federata Evropiane e Gazetarëve dënon këtë skandaloze”, ka shkruar ai. Ndryshe, mediave nga Kosova nuk iu është lejuar që të bëjnë pyetje në konferencën e sotme të kancelares gjermane, Angela Merkel, me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama në Tiranë. Përkundër insistimit të gazetarëve kosovarë, fjala nuk i është dhënë asnjërit që të parashtrojnë pyetjet e tyre as pas rreth 40 minutave sa zgjati konferenca

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *