Fermerët e Anadrinisë eksportojnë rreth 1 miliion kg speca në BE
Kushte të favorshme për bujqësi po vlerësohet të ketë rajoni i Anadrinisë. Fermerë të kësaj ane tashmë kanë nisur eksportin e produkteve të tyre drejt Evropës.Kosova, në përgjithësi nuk ka resurse të mjaftueshme ujore për ujitjen e tokave bujqësore, mirëpo rajoni i Anadrinisë bën përjashtim për faktin se këtu për vite me radhë funksionon sistemi ujitjes.Kështu është shprehur eksperti për agrokulturë Hasim Hoxha i cili tha se falë angazhimit të vet fermerëve të kësaj ane, sot shumë prodhimë bujqësore siç janë trangujt dhe specat, po eksportohen në vendet e Bashkimit Evropian.“Kemi klimë të jashtëzakonshme. Kosova nuk ka resurse ujore por në vendin ku jemi ne këtu e kemi sistemin e ujitjes që na kanë lakmi edhe vednet e Evropës e të botës”, thotë agronimi Hasim Hoxha.“Rreth 1 miliion kilogram speca në vit i plasojmë në tregjet e BE-së”.Meqenëse në tokat e Anadrinit ka kushte shumë të favorshme për bujqësi, përfshi edhe sistemin e ujitjes, dhe faktin se këto produkte po gjejnë vend edhe jashtë vendit, fermerët gjithnjë e më shumë po përcaktohen për prodhime cilësore duke e përdorur më shumë plehun organik.“Edhe kjo pjesë këtu është e plehëruar me pleh organik dhe kisha bëerë thirrje fermerëve në komunën e Rahovecit që mos të orientohen tesasia por tek cilësia dhe t’i ikin sa më shumë plehrave kimike”, thotë fermeri Neki Sylejmani.Megjithatë, sipas fermerëve rritja e çmimve për prodhimet bujqësore dhe sigurimi i tyre është shumë i nevojshëm.“çmimet janë shumë të ulta të specave”, thotë fermeri Ruzhdi Lushi.Në komunën e Rahovecit, përkatësisht në fshatin Xërx ëshë edhe Qendra grumbullese e cila fermerëve në masë të madhe ua lehtëson punën sidomos në sigurimin e tregut për prodhimet e tyre bujqësore.