Festa e Karabashit në Prizren, ShënGjergj për të gjithë
Plaku 95 vjeçar Hasan Berisha, derisa kishte dalë me 5 maj 2018 ne tyrbe te Karabashit për tregon’ Këtu dal tani e 90 vjet. K ëtu marr një forcë forcë. Dikur këtu bëheshim shumë rite e sevda, tash ngadalë ato po harrohen. P or po ju them se saher kamë dalë këtu besoni kam marrë forcë për një vjet” tregon ai .Festa e Shëngjergjit tradicionalisht në trojet shqiptare është konsideruar si festë e fiseve nomade. Pra festa Shëngjergjit që është 5 maji, në qytetin e Prizrenit shënohet më ndryshe se kudo tjetër në botë. Herët në mëngjes dikur e kjo traditë për fëmijët e vegjël vazhdon ende, me të zgjuar secili fëmijë duhet të pastrohet me ujë ku atu vendosen lule të ndryshme, gjethe kryesisht ftoi dhe hithëra, që këto paraqesin dëshirën e prindërve për fëmijët, begati, jetë lumtur dhe përkujtim të përhershëm ndaj familjes. Pas kësaj të gjithë fëmijët vishen me rroba të reja dhe ia mësyjen Prizrenit, tek varrezat e vjetra osmane. Në këto hapësira gjendet dy varre, ku aty shumica e familjeve e sidomos nënat, lënë “nezra” dhurata, kurse ajo që e karakterizon aty shkojnë edhe ato nuse të reja që nuk arrijnë të lindin. Festa e Shëngjergjit, paraqet në një farë forme edhe “shpëtimin “ nga dimri dhe fillimi i një jete të re. Bile në shumë vende vazhdimisht kanë thënë se “Cungun më të madh duhet ruajtur për Shëngjergj” që do të thotë se deri me 5 maj,nuk kanë pasur siguri,kurse nga kjo datë fillon siguria e verës. Për shkak se është festa që fillon të ketë jetë më të lehtë, ngase nuk duhet ngrohje,pastaj hapen mundësi të punës dhe të tjera konsiderohet se kësaj feste më së shumti i gëzohen romët. Në Prizren këtë festa e festojnë të gjithë si shqiptarët e të gjithë konfeksioneve, pastaj romët, turqit, boshnajkët dhe të tjerët .Festa e Karabashit siq e quajnë Shëngjergjin në Prizren, është festë e traditës dhe thuhet se kjo në forma të ndryshme në këto troje është festuar që nga paganizmi i.Këtë festë njësoje respektojnë të gjithë në Prizren bile edhe të krishterët pos myslimanëve. Ndosat është si e vetmja festë që këtë rajone përbashkon.
Egzistonë disa nga gojëdhënat e kësaj feste ku në njërën prej këtyre thuhet; “Se ishte kapedan Karabashi,i cili bie në luftë të përgjakshme. Mirëpo, ai kishte qenë djalë i vetëm I nënës së tij, Ajo nga pikëllimi kishte dalur për ta kërkuar birin e sajë në male e fusha. Në momentin e ardhjes në këto varre gojëdhëna thotë se ai është ringjallur për të mos e pikëlluar të nënën e tij, Nga gëzmi nëna e tij se e ka birin gjallë thuhet se ajo ka vdekur .Pas kësaj ai përsëri hyn nën rasën të varrit dhe nga atëherë besohet në lutja në varrin e tij sjellë besnikëri dhe pjellshmëri”, Kjo është vetëm njëra nga gojëdhënat e shumta,në popull, kurse thuhet se për Karabashin janë mbi 23 gojëdhëna të njohura deri më tani .Si çdo vit edhe këtë vit me 5 maj në Prizren kishte së paku 20 mijë apo më shumë qytetarë të rajonit. Kjo festë kalon bukur dhe gëzueshëm,sepse në shumë vende zihet hallva, piqen qengja dhe ka gëzim. Por, karshi të mirës edhe kjo festë ka të këqijat e saja, së pari të thuash se çdo vit humb ndonjë fëmijë, së dyti, parku i qytetit me 6 maj një ditë pas festës .i ngjanë një katrahure më keq se në gjungël dhe së treti jo pak paraqiten vjedhje parash e mallra tjera. Por, me gjithë të mirat dhe këqijat. Shëngjergji në Prizren është rast i mirë për secilin vizitor që së paku njëherë në jetë t’a përjetojë.
Kështu ndihej edhe vetë Antigona Ferati, e ardhur nga Tirana ajo befasohet” Kurrë s’kam pa diçka më madhështore se kjo që pash këtu, më beson e respektojë këtë traditë të këtij rajoni. Ky rajon tregon saktësisht seka një tolerancë tepër të madhe. Sepse bashkë të bëhen mysliman katolikë dhe shumë nacionalitete kjo s’ka tjetër emër veçse tolerancë edhe në festa” Kështu mendonin edhe shumë vizitorë të ardhur edhe nga Turqia e vende tjera.Q.THAÇI/QendraPress.com/