Festa që festohet në Vërri, Zhur e Opojë-Shkruan;Qazim THAÇI


          Festa e verëzave është dita në të cilën sipas shkencës ilirët ende kur s’kish lindur besimi në fe,kremtonin thuhet me perënditë e luleve,të shlegjeve ardhjen e  verës. Kjo festë është ruajtur si traditë në Elbasan,derisa në Kosovë vazhdon të shënohet  ende në Vërri , Zhur të Prizrenit dhe në Opojë..Festimet e kësaj dite në këtë Vërri, fillojnë dy javë përpara, ku djemtë e rinj gjatë ditës shkojnë në mal dhe presin dëllinja, të cilat i sjellin në fshat, për të formuar një ose më shumë mullarë. Këta mullarë me dëllinja vendosen kryesisht në pika më të larta të fshatit, në mënyrë që zjarri të jetë sa më i lartë duke u bërë konkurrencë të dukshme .Kur, dielli ulet dal nga dal nga horizonti duke u zëvendësuar nga hëna,të rinjtë afrohen rreth mullarëve të dëllinjave, dhe presin momentin që ti vënë zjarrin. Sapo zjarri ndizet, djemtë gjuajnë me bahe (është mjet i trashëguar brez pas brezi dhe që bëhet në mënyrë artizanale, e cila hedh prej një distance relativisht të largët gurë që kanë përmasa mesatare) për të larguar dhe vrarë të keqen, në mënyrë që pranvera të jetë më reshje të bollshme, për siguruar të korra të mira me shumë “bereqet”, nga të cilat do të krijohen rezerva të bollshme për të kaluar periudhën e gjatë të dimrit. Kurse,vajzat këndojnë rapsodi të trashëguara dhe të transmetuara brez pas brezi që i kushtohen “Ditës së Verës”.Verëzat e këtij viti u shënuan me shumë organizime të ndryshme. Verëzat shënohen  tradiconalisht  në Zhur tani e shumë dekada dhe të thuash se ky fshat ka ruajtur traditën sipas  mr.Bedri Hoxhës nga Zhuri shpjegon “ Me 13 Mars në Zhur festohet një nga festat e vitit. E quajmë Festa e verës. (Festa e verëzave). Kjo është një festë e festave të motmotit, shumë e vjetër e përcjellë ndër shekuj deri në ditët tona. Është e vetmja festë që në trojet shqiptare festohet vetëm në Zhur dhe në Elbasan. E quajmë Festa e verës ose Festa e verëzeve. Në të kaluarën populli ynë e ka ndarë vitin në dy stina, në verë dhe në dimër. Sipas këtij kalendari pranvera fillon me 14 mars dhe mbaron me 9 nëntor. (Shën Mitri.: ai pastaj shpjegon se  “ 13 marsi është Nata e Verëzave. Këtë ditë nënat tona ziejnë vezë dhe ato i ngjyrosin e i zbukuronjë. Vezë u ndahen të gjithë anëtarëve të familjes. Të rinjët, djem e vajza vishen mirë dhe dalin për me mbledhe lule të verës. Secila lagje e ka vendin e caktuar ku mblidhen dhe pasi të mbledhin lulet si lulet e verës, lule vjollcë ulen në një vend të caktuar dhe hanë ushqim, si vezë, gurrabija, pugaqë. (Ushqime tradicionale). Vendet ku kremtohet dita e parë janë vende jashtë fshatit, rrëzë bjeshkëve dhe në majat e kodrinave të fshatit, pra rreth e rrotull fshatit. Të rinjët bëjnë gara me vezë se cila vezë është më e fortë. Vajzat këdojnë këngë që i kushtohent ardhjes së verës, këngë gëzimi, kurse djemt luajnë lojra të ndryshme popullore. ( Gjuajtja me gur në cak, gjuajtja me gurë në largësi, doçkas, etj). Ende pa ra muzgu të rinjët këthehen në shtëpitë e tyre. Gjatë rrugëtimit ata këndojnë këngë të ndryshme. Të nesermen herët në mëngjes nënat tona, lulet e mbledhura i vendosin para shtëpive nëpër ballkone etj.Ndërsa vajzat gjatë ditës këndojnë këngë tradicionale për të shpreh gëzimin për ardhjen e verës, për verë të bukë e të bereqetëshme etj. Në darkë ose në mbrëmje në darkë në familjet zhurjan gatuhen flia, spacialitet vendor. Ndësa djemt në mbramje ndezin zjarre, poashtu në vendet ku gjatë ditës së pare kishin qëndruar e kishin mbledhur lule të verës. Kjo festë vazhdon edhe sot të kremtohet në Zhur.  Ai pastaj  uron  që kjo festë të mos humb. Të vazhdohet të kremtohet. Janë festa të bukura që i trashëgojmë nga të parët tanë pohon ai.Behare  Gashi, bijë nga  Zhuri, shpjegon se në këtë festë Zhuri e bënë shënimin madhështor edhe për faktin se shumë të rinjë sipas ritit edhe  gjejnë kohë të dashurohen e të lidhin  jetë të re.Kjo  tashmë është  bërë edhe si mit I këtyre banorëve, ngase i besojnë  bestitnysë se atë dit të ligat u largohen sa më  mirë që të festohet kjo festë..Lulet që mblidhen kryesisht janë;i kukreka, lulethane,shelgje etj, pastaj ati i vejnë mbi portën hyrëse si dhe brenda shtëpisë.Këto ngjarje ndodhin zakonisht në një livadh ose në qendër të fshatit, ku përvec këtyre riteve bëhen edhe mjaft lorja të tjera si . Gjatë paradites nënat përgatisin drekën e bollshme,ku një vend të veçante zë flija .Pas drekës,njerëzit dalin për vizita tek të afërmit. Kështu mbyllet festimi i Ditës Verës,si një festë që sjellë vetëm gëzim,harmoni dhe lumturi në familjet zhurjane. Vitet e fundit “Dita e Verës” është bërë me të vërtet një festë e rëndësishme në këtë fshat Por, ajo tregon se kjo festë  shënohet edhe në  Vërri dhe në Opojë në disa fshatra. Kjo tregon se festa i bashkon, si një trung i vetëm duke treguar se edhe kur  kanë ndojë keqkuptim brenda fshatit kjo festë  i pajton instikitvisht . Natyrisht që nga fillimet e kremtimit të saj deri sot, kohët kanë ndryshuar dhe për rrjedhojë edhe mënyra e festimit, por forma e saj bazë është po e njëjta, ka qenë dhe mbetet një festë pagane, me origjinë dhe traditë shqiptare dhe që i dedikohet stinës së pranverës, me të cilën rigjallërohet gjithçka pas një gjumi të lodhur dhe të gjatë dimëror shpjegon Lumnije Rakaj  tani  drjtoreshë shkolle në Prizren.Verëzat me manifestimi të  ngjajshme si në  Vërri e në Zhur shënohet e festohen edhe në Zaplluxhe të  Opojës dhe shumë fshatra te tjerë të këtij lokalitei ku verëzat  pritet e shënohet  tradicionalisht. Ajo që i bënë të bukur këtë festë është fakti se  verëzat janë  festë pa dallim gjendjen  materiale ,por është festë e të gjithëve./www.qendrapress.com/