FIFA hap hetimet ndaj Serbisë, nuk ka procedurë për Granit Xhakën

Ndeshja mes Zvicrës dhe Serbisë është kryer të premten mbrëma, por ajo vazhdon të luhet jashtë fushës.

Ka qenë një ndeshje shumë e tensionuar, ku pala serbe provokonte vazhdimisht futbollistët shqiptarë Xherdan Shaqirin dhe Granit Xhakën.

Nuk munguan thirrjet nga tifozët raciste dhe për vdekjen e shqiptarëve, derisa edhe trajneri i përfaqësueses serbe u kap nga kamerat duke sharë nënat shqiptare.

Federata e Futbollitt ë Kosovës ka nisur një ankesë në FIFA për fyerjet e trajnerit serb drejtuar nënave shqiptare, por edhe për thirrjet nga tifozët e tyre.

Kjo ka bërë që shtëpia më e madhe e futbollit botëror, FIFA të hap hetimet ndaj Federatës së Futbollit të Serbisë.

Kjo pasi mund të ketë pasur shkelje të mundshme të tre neneve të kodit disiplinor të FIFA-s gjatë ndeshjes së Kupës së Botës ndërmjet Serbisë dhe Zvicrës, sipas FIFA-s.