Filluan dy projekte të infrastrukturës rrugore në Prizren
Investimi në dy segmente rrugore në lagjen “Arbanë” të Prizrenit pritet të shkarkojë dhe të shkurtojë kohën në trafik në Prizren. Këto dy segmente rrugore pritet të përfundojnë para fillimit të sezonit të verës, kur në vendlindje kthehen bashkatdhetarët e shumtë.Pas negociatave në mes të Komunës së Prizrenit dhe pronarëve, shtëpia që e bllokoi për rreth 10 këtë aks rrugor është hequr. Tani po punohet për të lidhur këto pak metra rrugë me Transitin e Ri që besohet se shkarkon në masë të madhe komunikacionin.Banorët e kanë mirëpritur zhbllokimin e rrugës pas 1 dekade.Drejtori i Shërbimeve Publike në Prizren, Çelë Lama, thotë se shpronësimi në këtë segment rrugor ka përfunduar në vitet e 90-ta.Në anën tjetër, ka filluar edhe një projekt tjetër në këtë pjesë të qytetit të Prizrenit, që pritet të shkarkoj qasjen në autostradë, por për këtë projekt ende nuk kanë nisur shpronësimet.“ Shpresojmë që ky projekt të përfundojë brenda 3 – 4 muajve dhe para fillimit të sezonës kur kthehen mërgimtaret të kemi në funksion edhe këtë rrugë, e cila dukshëm do ta lehtëson lëvizjen nga autostrada për qytet , për Arbanë dhe gjithë pjesët e qytetit”, Shaqir Totaj – Kryetar i komunës së PrizrenitProjekti është mbi 2 km rrugë dhe kap shifrën e rreth 800 mijë eurove.rtk