Flamur Berisha,kamarierë nuk e lëshon Kosovën për asnjë çmim e për asnjë post
Djaloshi, Flamur Berisha, i moshës 23 vjeçar që tani punon kamerier në ‘’Corner’’ të Prizrenit, mu buzë Urës së gurit, me një krenari pohon se për asgjë në jetën e tij nuk është bërë pishman,që nuk ka shkuar jashtë Kosove .Ai pohon thënien e vjetër’’guri i rëndë në vend të vet’’.Prandaj, pohonte nuk i lakmon aspak moshatarët e tij që e lëshojnë Kosovën për jetë më të mirë, jetë më të mirë se ne vendlindje nuk ka askund të gjithë botën. Këtu është vetëm një gjë që duhet ta kuptojmë se Kosova nuk i pëlqen atyre që nuk e duan punë dhe kanë synime megalomane që vetëm jashtë mund të jetohet, në Kosovë jetohet bukur e jetohet shqip pohon ai. Ai tregon se ka mirëkuptim të plotë më punëdhënësin e po kështu ka një pagë solide dhe pohonte është shumë i kënaqur edhe me pagën që fiton në këtë lokal .Ai nuk harron të porositë edhe shokët e tij dhe moshatarët që mos të degdisen shteteve të huaja , por të kthehen në vendlindje e të punojnë e le ta shijojnë jetën, Sepse asgjë nuk do të ju duhej ndërtimi i ndonjë pallati e ai pallat ti duhej vetëm kur do të kthejnë në arkivol, Por bukura e jetës është në vendlindjen është në Prizrenin e besëlidhjes .. dhe pastaj vazhdon i buzëqeshur të ju shërbejë klientelës së këtij lokali që është mjaft i preferuar në Prizren. Ai pohon se është nip i Dëshmorit Shefqet Berisha dhe ndjehet krenar qe amanetin e tij po jetëson se nuk lëshohet vendlindja./ëëë.QendraPress.com/