Fruti i pasionit mbillet në Shkodër – Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Nikolla, Paulini dhe Alfredi, 20 vite më parë braktisën emigrimin për t’u kthyer në vendlindje.
Me 1 dynym tokë, vëllezërit së pari eksperimentuan me disa variete fruta-perimesh, për të parë se cila prej tyre kanë më shumë prodhimtari.
Këtë vit për herë të parë vëllezërit synojnë të nxjerrin në treg edhe frutin e pasionit.
“Mbollëm disa rrënjë pjeshke për të testuar a e donte toka. E pamë që kjo punë kishte sukses dhe vazhduam duke e zgjeruar parcelën. Ky është viti i parë me frutin e pasionit dhe duam të shohim si do të shkojë në treg. Realiteti është që janë çmime shumë të larta. Zakonisht e marrin restorantet për kokteje, sepse nuk është frut që konsumohet si pjeshka apo qershia, në mënyrë të përditshme. Jashtë ka tepër kosto të lartë,” thotë fermeri Paulin Ndoja.