Fryma e marsit poetik me poeten: Ira KOCI
Amalgamë( Ira Koçi)
———————————-
Diku, në një cep, jo shumë të largët,
më grish, një brengë, e madhe, sa një mal..
Si sot, shpeshherë, bëhet e afërt,
kjo largësi, që nuk ka fjalë…
Tërmetet ranë, s’ ishin të pakët,
numra të frikshëm, me disa ballë.
Më kot unë prisja, një zë të vakët
në telefon: Më mban mend? Filani jam.
Në fatkeqësi, është e përbashkët,
dhe dashuria, si amalgamë….
/www.QendraPress.com/