Fryma e marsit poetik me poetin:Qazim THAÇI/Marsi lot në qerpik të vashave e dhembje në zemrat e nënave

Marsi lot në qerpik të vashave e dhembje në zemrat e nënave

—————————————————————————

Marsi me aromë gjaku, e ndjenjë krenarie.

Mat dhembjen e kombit nëpër shtegun e lirisë.

Këngë krahaqafë dëgjohet në Blinajë, Pashtrik e Pikëllimë

Ku loti i vashës peng ka ngelur në qerpik për dëshmorin e rënë

Prapë marsi ka erën e lirisë, në këngën e çlirimtarit nga Kavaja

Prapë ka dhembjen e dashurisë të vashës dhe lotin në qerpik

Se rinia po e lë tokën arbërore për ëndrrat e perëndimit alpik

Kur sofrat po shtrohen me lotin e nënave e ninula për nipërit.

Marsi prapë vije e prapë do të vije, vetëm codin e dhembjes

Te rrënjët e bozhureve e ruajmë si një kujtim shekulli.

E si të mas dhembjen  e kombit në këtë katrahurë bote

Kur viganët e atdheut kërkojnë bukën e gojës si shpërblim.

/www.QendraPress.com/