Fryma e së dielës poetike me poeten;Albina TREBICKA

MË MERR MALLI…

Shpesh më merr malli për vitet ,që shkuan,

…ato rodhën mes qerpikëve të mi

si lot,si rrudha,

si vite të ngatërruara

si disa këngë pa refren,

si pranverë, që ikën e vjen

si vjeshtë me erë dhe shi,

si gjethe e zverdhur në rënie,

si shpresë e gëzim në pritje,

si zog i vetmuar në ikje,

si këpucët e vjetra pa lidhëse,

si stinët e vitit në përsëritje,

si grua e fortë gjithmonë në rritje,

si orët përqafuar me heshtjen

si përherë mbi buzë buzëqeshjen

Më mungojnë shumë kohët e vjetra,

kur isha mësuesja,jo poetja . /www.QendraPress.com/