Fryma e së mërkurës me poeten;Teuta SHAQIRAJ

Dashuri

—————————-

Dashuria duket si një ombrellë

Një çadër e pikturuar në të kuqe

Nën shi

Nga yjet që bien

Në mes të gushtit.

Vetëm ose në dy

Pak ndryshim ka

Kur vjen e kuqja

Duke vrapuar nëpër venat e mia

Me një zemër që rreh.

Dashuria është një tingull

Një shigjetë në ajër.

Dashuria është një varg i njomë

Nga lotët e Argjendtë.

Dashuria është dhimbje

Në pritje të ëmbëlsirës,

Kur lulëzon

Maji i Trëndafilave.

Çaj në poezi

/www.QendraPress.com/