Fryma e së mërkurës me poetin;Elham PASHA
Matanë lumit ndodhem unë
====================
Vjen ky lum turbull,turbull,
se ka pikuar loti i miteve.
Ah,more shpirt që luan si brumbull,
do tē godas me thembrën e riteve.
***
Turbull lumi mbi duar trompete
e syri i nenës ringjall ninulla.
Rrezoi mali sirtarët me sepete,
ku,t’gjithē krejt ,aty i përkunda.
***
Vajtoj ninulla në dy brigje
e unë mbeta si ushtar nderi.
Oqeanet s’paskan dor’ e portë me ligje:
urat kērkojnē gjakun tek freri.
***
Turbull lumi,deri tek balli ,
se po sjell një djalë tē mbytur.
Hapin rrugët mbi kreshma kali
e dashuritē mbi elegjitē,qajnē ngjitur
***
Lumi i turbull e unë i dehur,
nē shtat’ puset, pas vetëtimash…
Dremisin ritet ende pa tē krehur,
se kanē krisur mbi degë vidhimash.
/www.QendraPress.com/