Fryma e së mërkurës me poetin;Feim BLLACA

ATA JANË SHUMË…

=========================

Ata janë shumë

Dhe janë t’lidhur,

si unazat e zinxhirit

rreth e përqark.

Zgjohuni!

Rrënimi i kalasë

është në kundërshtim

me ndërgjegjen e gjallë.

Në asnjë rast

nuk duhet të mbizotërojnë

hipokritët.

Nëse dëshironi

të jetoni ndershëm

Mos i pranoni prangat

e poshtërsisë

dhe të ligështisë t’ hipokritëve!

Zgjohuni!

Kthehuni t’kaluarës së ndritshme

të epokës së Gjergj Kastriotit.

Hyni n’kalanë e shenjtë

Lidhni besë e fe

Për komb e atdhe.

/www.QendraPress.com/