Fryma e së mërkurës me poetin;Urim MEZINI

Njerëz të dobët e të bezdis

—————————————

Janë shtu shumë këta lloj tipash

Që tër kohën rrin në kafe e n’pazar

Veten e mbajn si pun “vipash”

E si thotë kush,punë e mbarë

Del për qef,me kalu kohën

A me shiju ,me shok një kafe

Has me tipa e njerëz të dobët

Që gjithë kohën ,merren me llafe

Ndaç i thua dhe njerëz të këqij

Asnjë gabim nuk e bën

Ziliqarë,pijanec e qylaxhi

Njerëz pa din e pa iman

Jan t’bezdis,jan dhe lypsarë

Qyl i jep e prap t’vardisen

Larg ti mbajsh,sa më parë

Përndryshe fillojn e zbaviten

Kur dikush ,të thyen qetësin

Dhe mundohet, të tallet me ty

Mos u struk në vetvete

Kërko revansh,me ja kthy

Më pas kujton ,që t’gjeti ditën

Me të trajtu, në k’të mënyrë

Duhet t’ngrihesh e t’luftosh frikën

Përplasja të gjitha në fytyrë

Jeta ka gjithnurë monstrash

Prandaj është,kaq e larmishme

Ka caste e momente të bukura

Por ka edhe të tjera të bezdisshme

/www.QendraPress.com/