Fryma poetike ditës së parë të motit të ri me poeten: Rajmonda Qose SHKOPI
Kartolinë urimi
——————————–
Viti i Ri thuajse po mbërrin,
Përgatisni bagazhin për këtë udhëtim,
Prej Vitit te kaluar merrni atë që ju lumturoi,
Dhe lini kujtimet e hidhura pas, në harrim.
Paketoni Shëndetin si thesar i paçmuar
T’ju shoqërojë për 12 muaj në vazhdim,
Se Pasuria, që prej shumë njerëzve lakmuar,
Para shëndetit e humbet rëndësinë.
Mos harroni të merrni shumë Dashuri,
dhomat e zemrës mbushini plot,
Ta fillojmë nga vetja duke e dhuruar,
Që të bëhet me e bukur e jona botë.
Buzëqeshjen,paketojeni me shumë kujdes
Të çeli në çdo ditë sapo lind agimi,
T’ i gëzohet jetës duke i thënë Mirëmëngjesi,
Duke mos lënë ta mposht as edhe një piklëz hidhërimi.
Udhëtimi do jetë plot me ngjyra,
Nëse Optimizmin e vishni si kostum,
Qoftë një vit i realizimit të dëshirave,
Për të gjithë ky është, urimi nga unë.
Gëzuar Vitin e Ri 2023!
/www.QendraPress.com/