Fryma poetike e ditës atdhetare me poetin:-Maxhun OSMANAJ

BURGU DHE BURRAT ÇLIRIMTARË
(Katër Burrave Çlirimtarë të Dardanisë)
—————————————————–
Burgu, s’është terri as varri ku vritet fjala dhe mendimi
Është sprova ku rritet qëndresa- mosnënshtrimi
As muret që s’flasin s’mund ta ndrydhin
Shpirtin liridashës
Toka e dheut Nanë, që i lindi
Bashkë me frymën e shekujve
I rriti pëllëmbë për pëllëmbë çlirimtarët
Ne e dimë se burgu i juaj është;
Zëri i Baballarëve të vrarë…
Është zëri i Nanave dhe Motrave të dhunuara
I Filizave dhe Fëmijëve, që kërkonin Diellin për ta parë…
I milionave frymëmarrjeve për t’u rritur
Robëria vdes kur ka bijë dhe bija për t’u ngritur
Burgu i juaj s’është loti ynë për të kërkuar
Lëmoshë, përkulje as pendim
Është ndërgjegje e kombit që tregoi zgjim…
Burgu juaj është faqja e bardhë e historisë
Se koha do t’i tregojë drejtësisë
Për të gjitha ato vitet e padrejtësisë
Për t’i treguar gjelatit se edhe në rrebeshe e stuhi
Aroma liridashëse e kësaj toke rriti frutin e shekullit; LIRI
Istog, më 15 shtator 2026
/QendraPress/