Fryma poetike e së dielës me poeten; Abide Peci Gashi
JASHTË VIRTYTEVE
——————————–
Jetë e ndërtuar përmbi intriga
Mureve tua rritet bari prej anarkisë,
Njerëzit merren veç me punë të liga,
Jetojnë larg paqes dhe drejtësisë!
Joshur janë veç nga mashtrimi,
Interesi, kafshata e madhe e lakmisë,
Zemrën ua ka mveshur shfrenimi,
Janë dalë jashtë virtyteve të ndershmërisë!
Ku na dërgon o jetë e pamend,
Që je harruar në lukse dhe të pasur,
Jashtë kopshteve tuaja radhë e rend,
Janë mbuluar sheshet me të varfër!
Lëngojnë nëpër këndet e errëta
Shtrirë në tokë dhe nëpër ulëse,
Për troha buke me shije të njelmëta,
Po i sosë dielli me rrezet përvëluese!
Ti jetë nuk do t’ ndjesh për këta njerëz
Jo fort moti , punonin me nderë,
Bukën e fitonin veq me punë dhe djersë
Sot shtrijnë dorën për një monedhë!
Punuan me vite nën thellësinë e tokës
Aty lan dhe jetën shumë minator,
Të përparojmë si vendet e botes
Tani s’ kan as për bukë dhe as për doktor!
Ndryshe kësaj dukurie nuk i thonë
Veç ligësitë dhe anarkia na ka rrethuar,
Dikush jeton veç për vete ka çfarë dëshiron
Përse të lodhë kokën për skamnorë!
Kësaj i thonë jetë e shfrenuar,
Jashtë virtyteve jeton çdo trup,
Jeton për statuse dhe foto të zbukuruar,
Larg ndershmërisë dhe pa një fije turp!
/www.QendraPress.com/