Fryma poetike e së dielës me poeten; Age Bilani Luka

Drite e mendjes me je…!

——————————-

Ne gjithë boten shndrit një diell.

Qe e ndriçon boten mbanë.

Ka dhe një drite qe shndrit mendjen,

Ata janë arsimtare.

Siç zihet brumi n’maxhe.

Ashtu përgatit ti shkollare.

Profesion mbi profesione,

është profesioni arsimtar.

Duhet shkru me shkronja te arta.

N’kup te qiellit për ta shiku.

Ti ndriçon nga drita e jote,

Prandaj duhet falënderua.

Misioni ma i shenjte ne bote

arsimtar këtë mision ke.

Te ndriçosh mendjet e vogla,

Ti përgatisësh për epoke te re.

Ndere e lavde mësues për ju,

qe rrezatoni vetëm drite.

Si pishtari qe djeg veten ,

qe te ndriçoje vegjlit

/www.QendraPress.com/