Fryma poetike e së dielës me poeten:- Albana Gjoni SEMINI

Martesa

————————–

Martesa ku e vërteta është një ledhatim,
Një puthje behet e pavdekshme,
Dashuria i dha shkëlqim ndjenjave,
Martesës tone drite e bekim.

Ishte drite ne kohen tone,
Aty ku është e vërteta sublime,
Shëruam dhimbjet e jetës,
Dashurisë tone krijesës hyjnore.

Here- here nga pakujdesia jone,
Thyhej e shpërthente ne njëmijë cope,
Xhelozi, mizori,urrejtje e ndyre,
Nga njerëz qe kërkonin mjerim.

Jetuam ne mes te kësaj errësire,
Pak drite për te jetuar kërkuam,
Me shume mundime e sakrifice,
Hallet dhe kohen ne jete sfiduam.

Ne qetësinë e shpirtit kërkuam,
Buzëqeshjen ne flladin e jetës,
I dhamë mundësinë reflektimit e shkëlqimit
Aromat ne rrezedrite jetuam.

Kaluam një çerek shekulli bashke,
Gëzime e dhimbje janë emocion i pafund,
Martesa plot mistere vishet me durim,
Qetësi e nostalgji me buzëqeshje.

Eleganca i jep ngjyra reflektimi dashurisë,
Martesa lidhje e përjetshme,
Ne zemrat tona plot drite e jete,
Do te jetoje ne agimet e dashurisë e vërtetë!

/www.qendrapress.com/