Fryma poetike e së dielës me poeten:-Margarita Llapushi ZENELI

Heshtë ..

————————

I përgjërohem heshtjes të heshtë,

më trondit zëri i saj

kur dhimbja e shpon për të dalë ,

Besnikja ime, kacafytet me veten ,

përplaset në dyert e shpirtit

si e marrë, me zë çjerrës ,kërkon mëshirë!

Heshtja

e heshtur gjithmonë ,kokë ulur

si lule e plagosur ,ripërtërin petalet,

çelet ,qesh ,gëzohet, deri në furtunën e radhës

e prapë heshtë,

mbyllet në qetësinë e saj

në lotin e nxehtë ,

në errësirën e ditës,

në terrin e natës !

Heshtë, heshtja ime ,

plagët nuk t’i shëron askush,

përveç se ti vetë

mund t’i mjekosh,qetësosh

mos e gërvisht koren’ e tharë,

dhemb më shumë

dhe zëri yt ulëret ..

Heshtë heshtja ime !!

/www.qendrapress.com/