Fryma poetike e së dielës me poeten;-Albina CEKA

KU TI BLEJ?

—————————

Ku ti blej vitet e shkuara?

Askund nuk i gjeta në treg.

Ku ti blej çastet e kaluara?

Nuk gjeta t’blej dhe brengë.

Kërkoj dashuritë e jetuara,

në treg si pashë gjëkundi.

Dua t’shes vitet e trishtuara,

por dhe ato koha mi humbi.

Jetën e vendosa në sitë,

Historinë si miellin e sita.

I ndau sita veç dashuritë.

Ato si bleva,as nuk i shita.

Shpirtin me dashuri stolisa,

S’provova t’blej, as të shesë,

Se dashuria është vetë jeta.

Jetë që nuk blihet në treg.

/www.qendrapress.com/