Fryma poetike  e së dielës me poeten;-Albina TREBICKA

Të kujtohet kur ike?!

————————————–

…takohemi të dielë më the

dhe prita çdo të dielë të vije,

por papritur e diela m’u fsheh

dhe nga e shtuna…e hëna vinte.

Të gjitha ditët takohen me netët

pa u fshehur e gënjyer asnjëherë

Orët zgjojnë pritjet e trembura

e përqafohen në shi dhe

në erë

Por ti e harrove takimin e të dielës,

prandaj e diela u fsheh nga turpi

ndoshta pendimi të ndali një çast

…shpirtgrisur premtimi s’di ku humbi.

/QendraPress/