Fryma poetike e së dielës  me poeten:-Ari UKIMERI

NËNË TEREZA

————————–

 Nënë Tereza Nënë e Universit

Prehet lartë në Qiell

 Prehet afër Diellit

Shpirti i saj i ndritur

E ndriçon Atdheun

Bashkë me Ibrahimin

Bashkë me Skënderbeun

Së bashku me Ademin

E me qindra dëshmorë

Në lule të Parajsës

Për ta thurë kurorë

Nënë TEREZA

Kjo Nënë e uruar

Kujdeset për të gjithë

Edhe në botën e amshuar

Pusho Nënë e dashur

Në Kopshtin e Perëndisë

Fanar i pashuar

Në tokën e Ilirisë

Argjira Ukimeri – Ma.sc. Pedagoge Gusht, 2023

/www.qendrapress.com/