Fryma poetike e së dielës me poeten;- Eva Kacanja

O Diell…

————————

“O Diell, O Diell”

Më thua…

E unë,

si dielli hap rrezet e mia,

Ngroh,

Ushqej,

Rris,

Me kujdes,

Dua,

Si dielli,

që jep,

Veç jep,

Nuk merr.

Frikë e madhe,

t’i afrohesh diellit,

Dielli djeg,

Përvëlon,

E në fakt kështu ndodh…

Por kur hyn brenda tij,

Në tjetër dimension kalon,

Në kopsht tjetër prehesh,

Në tjetër gji dehesh,

Në një trup tjetër shkrihesh,

Në tjetër bukë ngihesh.

Aty je vetëm i diellit,

Aty i përket diellit,

Diellit dhe askujt tjetër!

Liria jote,

ka fluturuar,

me pëllumbat e reve të bardha,

E dëshira jote,

përtërihet në guva diellore,

Në ujëra shpirti, të lara.

O Diell, O Diell “

Më thua…

Por ke frikë,

të hysh në bërthamën e tij,

Mrekullisht,

Ta ngjizësh jetën aty,

Si një Perëndi,

Të dashurosh,

Të rritesh,

Të trashëgosh,

Të mos duash kurrë,

të ikësh.

Në atë yll të kuptosh,

Se paqja e shpirtit

Vlen më shumë

se ari i gjithë botës bashkë,

Në atë yll të ndjesh,

Se Uni yt,

Lind dhe vdes në Liri të plotë,

Në Liri të dëshiruar shekujsh,

prej qenies njerëzore,

kaq frikacake,

për të qenë rob i saj.

“O Diell, O Diell”

Më thua…

Eja pra, te Dielli,

Hyr në zemrën e tij,

zbërtheji prangat,

që të tjerët i kyçën fort,

Bëhu Princ i Diellit!

Hapi krahët dhe ngrihu,

I lirë,

Si një dragua,

Mos ki frikë,

Se Miti,

Kësaj bote u krijua…

/ëëë.qendrapress.com/