Fryma poetike e së dielës me poeten;-Fahrie BISHA

Kthyer një moment mes kujtimesh…

————————————————

duke bluajtur gurët gri të së kaluarës,

pyes veten:

Sa kohë do kisha fituar,

si do ishte ndryshuar rryma e vrullshme e jetës?

Ndërsa mes dyshimesh e kacafytje mendimesh,

ajo përsëri, njëlloj,

me vete pa pyetur na mori.

Kush e di sa raste e të vërteta

nuk i zbuluam,

ndërsa ishim mbështjellë

në vorbullat e mjegullta të kohës!

Duhen fluturime

mbi të zakonshmet e rutinës

për një vështrim më të qartë të horizontit…

Ndërsa nga lartësia

shikoj paqen dhe dy skajet:

të kaluarën lënë pas,

e horizontin pa kufi të prerë qartësie…

Ndërsa në ajrin e të tanishmes

ndjehem pezull.

Një ndjesi e lehtë, pa gravitet,

fluturim i qetë drejt vetes…

Oksigjen në shpirtin e së vërtetës…

/QendraPress/