Fryma poetike e së dielës me poeten;-Ganimete JAKUPI

KUJDESU PËR VETEN
—————————
Jeta ka me të përplasë në dallgë të ndryshme,
Në ujëra të thella ku me not s’ia del mban.
Ka me ta lodhë shpirtin pamëshirë,
Por mos harro, gjithçka një ditë do të kalojë.
Ke me pas ditë kur zemra të lodhet,
E netë të gjata, hiq pa gjumë.
Njerëz që në çdo mënyrë do të mundohen të të vrasin,
Mbase do të jenë edhe prej atyre që i don shumë.
Por mos u dorëzo, kujdesu për veten.
Mos lejo që dhimbja të ta ndryshojë shpirtin e mirë që ke.
As zhgënjimet mos ta humbasin vetëbesimin.
Ruaje mendjen, mirëqenien tënde dhe vazhdo.
Një ditë të gjitha do të duken si ëndrra,
Lotët ndalen, dhimbjet shuhen, disa njerëz zhduken.
Mbase eksperienca të hidhura e të bukura kalojnë,
Por kupton se çdo stuhi, sado e fortë të jetë, një ditë pushon.
Çdo ditë e jetës është unike, andaj shijoje.
Të kujdesesh për veten nuk është egoizëm as dobësi,
Por nevojë dhe prioritet, sepse nëse ti e shkel veten,
Të tjerët do të të shkelin ty pamëshirë në çdo moment.
/QendraPress/