Fryma poetike e së dielës me poeten;-Kozeta ZAVALANI
Unë jam vajza e detit
————————————–
me sytë drejt ujit dhe valëve,
ku ngrihen; alga deti, barishte
në shkumën e ëndrrave.
Sa të ngjashëm; qielli dhe deti!
Çdo ditë dielli lind mbi të dy me gëzim.
ngrihet lart në qiell,
zhytet në thellësi të detit.
Çdo mbrëmje dielli rrëshqet për të pushuar,
duke i ngjyrosur të dy me të kuqe në perëndim…
Sodis qiellin dhe detin;
Të dy janë të mëdha e të thella
Të dy janë me shkëlqim blu,
Të dy janë larg dhe nuk mund të takohen kurrë…
Ata i dërgojnë dashuri njëri-tjetrit në krahët e zogjve
I bëjnë komplimente njëri-tjetrit,
Ndajnë sekrete, puthen e përqafohen lart në horizont
preken dhe çuditen me pasion
Unë i vështroj sikur diamantin,
ku relaksoj mendjen, trupin dhe shpirtin.
/ëëë.qendrapress.com/