Fryma poetike e së dielës me poeten:-Kumrie Avdyl SHALA

DASHURIA IME TI

—————————–

Sa herë lulja çel pranverë

Zemra gufon si dallgë deti

Po të pres me këngë bilbili

Të shoh sërish, o shpirt i dlir.

flokët tuaja ngjyre ari

Eja pra, se m’ka marrë malli

Dil të shoh një herë me sy

Lule e bukur, plot freski.

Çdo mëngjes kur gjumi m’ del

Mendja tek ti me fluturon

Eja pra, zemra të thërret

Mos më lër vetëm, e pa shpresë.

Eja yll në gjirin tim

Veç aty do gjesh qetësi

Fluturo me krahë të lehtë

Zemra ime t’ka shpirt e jetë.

Flokët tuaja ngjyrë ari

Eja pra, se m’ka marrë malli

Te betohëm ne këta, dy sy,

Unë nuk heqi dorë nga ty.

Trendafili lulen çelë

Emri tënd e ndjejë përherë

Eja pra pash atë jetë

Se nga ti dorë s’kam heç.

/QendraPress/