Fryma poetike e së dielës me poeten;-Luljeta LUBOVCI

AI QË E BËN SHPIRTIN TË DRIDHET

————————————————-

Shpirti mund të dridhet në mënyra të ndryshme,

Mund të dridhet përballë dashurisë së thellë,

Mund të dridhet përballë një emocioni që e trazon,…

O shpirti im, për kë dridhesh?

A do të jetë për këtë inteligjencë të bukur?

 E keni hasur një mbrëmje në cep të kësaj rruge?

Apo thjesht nuk e kemi parë kurrë?…

Këtë shpirt që ia kushtoj të dashurit tim,

kam të drejtë apo e kam gabim?

Por nuk ka muzikë më të bukur

në zemrën time se zëri i tijë engjëllor…

Një dashuri që e takova rastësisht një mbrëmje,

Një dashuri me të cilën u dashurova që në sekondën e parë,

Kjo dashuri tek unë është pjellore…

Në pafundësinë e jetës, e shikoj dhe buzëqesh,

E kam gjithmonë në mendje emrin e tij,

Sa herë e them është i bekuar…

Ti që je thellë në shpirtin tim,

Ti mbetesh aty i dashuri im i ëmbël dhe i bukur,

Unë jam rojtare e flakës sonë,

Shikoj që asgjë të mos e fillojë…

Ti je fari që më ndriçon netët,

Je drita që bën diellin të shkëlqejë në lëkurën time,

Nuk ka asgjë më të bukur dhe më të ngrohtë…

Ti burri që dua përjetësisht,

e sublimoj bukurinë tënde hyjnore,

Ndërgjegjësohem për foljen të dua,

Kështu do të mbetet deri në fund

 për sa kohë të kem forcë të të dua…

/QendraPress.com/