Fryma poetike e së dielës me poeten:-Mercedes GEGA
Sonte dhe këtu
————————–
Unë dhe nata e dymbëdhjetë
E këtij muaji në ikje e sipër.
Si qirinj të ndezur rrinë varur
Yjet e rinj
Edhe hëna.
Gjethet në pemë dhe pemët në tokë
Janë gjë tjetër.
Fjalët ngjisin buzëve
Të dhimbsura e të ndrojtura
Me një poetikë vetëmohuese
Si flokët e mi që i rebelohen supeve dhe gjumit.
Gjithçka ka sy e veshë këtë natë
Vetëm gojë të flasë nuk ka.
Rrinë varur…
Çfarë presin të gjithë?
Nata është e vjetër në shekuj.
Ne dalim e hyjmë çdo ditë në portet
dhe detërat e saj
Si gjithë pasagjerët naivë
Që shkojnë për pushime
Pa biletë kthimi.
Lundrues të dobët
Me varka letrash me ngjyra,
Kartëmonedha i quajnë ndryshe mes nesh,
Frymën e marr hua bëjmë si rrema.
Të dënuar të duam shpresat tona
E të mbijetojmë duke ngrënë pak nga pak mishin tonë.
Varur,
Të tejshkuar
Në një fije të tejdukshme drite
Që
Atje
Para nesh dhe për ne
E kanë quajtur:
Dashuri.
“Frymëmarrje gruaje”
M.Gega
/www.QendraPress.com/