Fryma poetike e së dielës me poeten;-Mimoza ÇOBO

TI NUK KE VETËM NJË EMËR

————————————————–

Më lër të të thërras,me një emër të lashtë,

sa vetë krijesa jote mbi koren e saj të zjarrtë,

të të quaj ty nënë,mallëngjim,dashuri e paqtë,

zot,heroinë,më thuaj me cilin emër do të të flas.

Shpirtin më të bukur gjeta në gjoksin tënd,

ku shkrihen gurët e halleve, një nga një,

se brenda dhembshurisë tënde,fle një luaneshë,

e patrembur,stoike,do të thërrasë,mbretëreshë.

Vetëm ti di të ndjesh e përqafosh çdo ndjenjë,

të falësh dashuri,atje ku shpirtrat qajnë,

dhimbjen t’ia qetësosh lëngatës së pashpresë,

moshën ta sfidosh ,si një lojë kalamajsh.

Dashuria jote diellin e jetës në gjoks mban ,

qetëson acarin që thanë filizat e sapodalë,

ëmbëlson rrënjët e jetës me eliksirin e saj,

botën gjunjëzon me fuqinë magjike që ka.

Më lër të të thërras,me një emër të lashtë,

sa vetë krijesa jote mbi koren e saj të zjarrtë,

të të quaj ty nënë,mallëngjim,dashuri e paqtë,

zot,heroinë,më thuaj me cilin emër do të të flas.

/www.QendraPress.com/