Fryma poetike e së dielës me poeten: Minire Rukovci HYSENI
MOS HARRONI
————————————–
mos harroni o njerëzit e mi
se armikun ua përzura.
Kur kisha etje e uri
në vend të ushqimit
unë hëngra plumba,
që t’jetoni sot në liri.
Mos harroni o njerëzit e mi,
se kjo tokë është larë me gjak!
Andaj ruajeni me krenari
mos lejoni ta humbisni
/www.QendraPress.com/