Fryma poetike e së dielës me poeten;-Mirushe H. MUSA

MOLLA E KUQE

—————————-

Tokë dardane, atje ka qenë,

shqip është folë në atë vend.

Kemi bërë dasma me nuse

në ato anë, te Molla e Kuqe.

Dhe një ditë, pa lindur dielli,

n’ato anë kishte rënë shtrëngata;

iu gjakosën djemtë e Dardanit,

i dëbuan në vende të largëta!

Kurrë su kthyen më dasmorët,

Që vallëzonin nën atë mollë.

Më aty nuk pushojnë udhëtarët,

Se i kanë prerë hijet barbarët .

Mollës së Kuqe ia prenë rrënjët

hordhitë e egra serbo-sllave,

për me humbur çdo shenjë e farë,

mos të quhej më tokë shqiptare!

Aty s’bie më lahuta,

as plisi s’është te oxhaku,

por Mollën e Kuqe s’e harrojmë

se të kuqe e bëri gjaku !

/QendraPress/